David Cameron: Raporti për spitalin Nasser në Gaza shumë shqetësues, Izraeli të japë përgjigje (VIDEO)

Sekretari i Jashtëm kërkoi “përgjigje nga izraelitët”. Tre punonjës mjekësorë deklaruan për BBC-në se u poshtëruan, u rrahën, u lanë me ujë të ftohtë dhe u detyruan të gjunjëzoheshin për orë të tëra. Ata thanë se ishin në paraburgim prej ditësh.

Izraeli tha se “çdo abuzim i të burgosurve është rreptësishtë i ndaluar”.

Cameron tha në Dhomën e Lordëve: “Këto janë imazhe dhe raporte shumë shqetësuese që kanë dalë nga ky spital dhe ne duhet të hetojmë siç duhet se çfarë ka ndodhur saktësisht dhe për këtë kemi nevojë për përgjigje nga izraelitët”.

Shefi ekzekutiv i Amnesty International në Britani, Sasha Deshmukh tha në një deklaratë: “Ministrat (britanikë) janë ose mjerisht naivë ose thjesht të pasinqertë nëse besojnë se autoritetet izraelite mund të hetojnë veten në mënyrë të besueshme”.

Ai shtoi: “Ne kemi nevojë për një ndryshim të madh në Mbretërinë e Bashkuar për këtë krizë të tmerrshme, dhe kjo duhet të përfshijë thirrjen për një armëpushim të menjëhershëm, duke ushtruar presion të bashkërenduar mbi Izraelin për të lejuar dërgesa shumë më të mëdha ndihmash, duke kërkuar që Izraeli t’i japë fund bllokadës 17-vjeçare të Gazës, një akt ndëshkimi kolektiv”.