Inspektorët në Maqedoninë e Veriut kanë kryer 250 kontrolle në lidhje me çmimet e ngrira te disa produkte
Sot janë kryer 250 kontrolle në ndërmarrje të ndryshme në lidhje me ngrirjen e çmimeve të pemëve dhe perimeve që gjenden në listën e produkteve me çmime të ngrira, transmeton Portalb.mk.
“Janë kryer 250 kontrolle dhe mbikëqyrje dhe janë regjistruar 2 shkelje të Vendimit, ashtu që ndaj tyre do të shqiptohen masa ndëshkuese me pagesë”, sqarojnë nga Inspektorati Shtetëror i Tregut, duke paralajmëruar që inspektorët vazhdojnë kontrollet nëpër terren.
Inspektorët raportojnë që produktet janë duke u shitur në përputhje me Vendimin e fundit të Qeverisë, dhe ky vendim po respektohet në gjithë shitoret e vendit.
Ndryshe, sot ka hyrë në fuqi vendimi i Qeverisë për ngrirjen e çmimeve të 11 pemëve dhe perimeve, e cila do të zgjatë deri më 30 prill.
Me këtë vendim, janë të përfshira 11 prodhime edhe atë, domatet e freskëta, trangujt, qepët, lulelakra, speci, grosha, thjerrëza, banania, portokalli, mandarina dhe limoni.
- Domate: 70 denarë
- Tranguj: 75 denarë
- Qepë: 60 denarë
- Lulelakër: 70 denarë
- Speca: 90 denarë
- Groshë: 75 denarë
- Thjerrëza: 110 denarë
- Babane: 70 denarë
- Mandarina: 60 denarë
- Portokall: 55 denarë
- Limona: 55 denarë
Qeveria më 28 shkurt miratoi vendim për kufizimin e çmimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë në 33 denarë.
Ndërsa, nga 16 marsi hyri në fuqi vendimi i Qeverisë për zvogëlimin e çmimeve të pastave dhe prodhimeve të qumështit.
Gjobat për mosrespektim të vendimit qeveritar lëvizin prej 800 deri në 10.000 euro.
- LEXO: RMV, prej sot ngrihen çmimet e 11 llojeve të pemëve dhe perimeve: Domatja 70 denarë, qepa 60, grosha 75…
- LEXO: RMV, prej sot çmime më të lira të pastave dhe prodhimeve të qumështit, inspektorët paralajmërojnë kontrolle
- LEXO: RMV, qeveria ngriu çmimet: qumështi dhe produktet e qumështit do të lirohen për 10 përqind, ndërsa makaronat me 15 përqind
- LEXO: RMV, tregtarët u dënuan me gjithsej 15 mijë euro pasi nuk kishin ulur çmimin e bukës
- LEXO: Në marketet e Çairit raftet e bukës të zbrazëta, qytetarët dhe të punësuarit të irrituar nga vendimi i kompanive të bukës