RMV, tregtarët u dënuan me gjithsej 15 mijë euro pasi nuk kishin ulur çmimin e bukës

Pas vendimit të Qeverisë për ngrirje të çmimit të bukës në 33 denarë, Inspektorati Shtetëror i Tregut javën e kaluar ka realizuar 300 kontrolle dhe ka lëshuar urdhërpagesa për objektet tregtare në vlerë prej 960.000 denarë, apo mbi 15 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

Këtë e ka publikuar në profilin e tij në Facebook drejtori i ISHT, Goran Trajkovski.

“Inspektorati i tregut është në terren dhe realizon kontrolle në mënyrë intensive”, ka shkruar ai.

Trajkovski informoi edhe se javën e kaluar Inspektorati Shtetëror i Tregut ka realizuar 750 mbikëqyrje në objekte tregtare në territorin e gjithë Maqedonisë.

“Janë lëshuar mbi 65 udhërpagesa në vlerë prej mbi 3 milionë euro”, informoi ai.

Qeveria në seancën e mbrëmshme uli çmimet e pastave për 15 përqind, në raport me çmimet që i kanë pasur këto produkte më 1 mars të këtij viti. Më tej, për 10 përqind është ulur çmimi i qumështit të lopës me yndyra prej 2,8 %, 3,2%, gjizës, djathit të bardhë të lopës dhe djathit të bardhë të përzier, kashkavallit të lopës, kosit dhe jogurtit.

Nga ISHT deklarua se, dënimet për mosrespektimin e vendimit qeveritar për uljen e çmimeve të pastave dhe produkteve qumështore do të jetën prej 800 deri në 10 mijë euro, varësisht nga lloji i madhësisë së operatorit ekonomik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button