RMV, qeveria ngriu çmimet: qumështi dhe produktet e qumështit do të lirohen për 10 përqind, ndërsa makaronat me 15 përqind

Nga 16 marsi, qumështi dhe produktet e qumështit do të ulen për 10 për qind, kurse makaronat për 15 për qind, njoftuan sot kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Në seancën e sotme të qeverisë u mor vendimi për ngrirjen e çmimeve të këtyre produkteve, transmeton Portalb.mk.

Çmimet e produkteve të qumështit janë ngrirë edhe atë qumështi i lopës me përmbajtje yndyre 2.8%, 3.2% dhe 3.5%, gjiza, djathi i bardhë i lopës dhe djathi i bardhë i përzier, kaçkavalli i lopës me përjashtim të kaçkavallit të lopës pa aditivë dhe parmezan, qumësht kosi, ajka ​​dhe kosi pa aditivë.

Nga makaronat, çmimet e spagetit dhe makaronave do të ulen për 8 deri në 9 denarë.

“Për 10 ose 15 për qind duhet të ulen nga çmimi me të cilin janë shitur këto produkte më 1 mars. Kjo do të thotë se nëse më 1 mars qumështi shitej për 76 denarë, atëherë më 16 mars çmimi duhet të jetë 7,6 denarë më i ulët. Nëse ndërkohë, pas datës 1 mars, ndonjë prodhues ka ulur çmimet, përsëri çmimi me të cilin do të bëhet ulja do të jetë ai me të cilin është shitur produkti më 1 mars”, tha ministri Bekteshi.

Ndryshe, nga 1 marsi, qeveria e ka ngrirë çmimin e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë për 33 denarë.

Me vendimin përcaktohet detyrimi i tregtarëve që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë të regjistruar të ushtrojnë veprimtari tregtare në një regjistër përkatës në përputhje me ligjin, si dhe tregtarët që përfaqësojnë persona juridikë dhe fizikë për kryerjen e prodhimit të cilët shesin produktet e tyre në treg në dyqanet e tyre ose diku tjetër me shumicë dhe pakicë të produkteve ushqimore, që të marrin dhe/ose shesin bukë të bardhë dhe gjysmë të bardhë të prerë në feta ose të plota.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button