Al-Hilali joshi Messin me një ofertë të madhe

Klubi arab, Al Hilal, i ka dërguar një ofertë zyrtare prej 400 milionë eurosh në vit shtatë herë fituesit të “Topit të Artë”, Lionel Messit. Kështu kanë raportuar mediumet në Francë, raporton Koha.net.

Në rast të transferimit, Messi do të fitonte dy herë më shumë se rivali i tij i përjetshëm, Cristiano Ronaldo, që fiton 200 milionë euro në vit nga klubi arab, Al-Nassr.

Ai iu bashkua këtij ekipi në janar. Messi do të bëhej sportisti më i paguar i të gjitha kohërave.

Fituesi i Kupës së Botës me Argjentinën ka refuzuar ta vazhdojë kontratën me Paris Saint-Germainin. Me klubin parisien ka kontratë deri në verën e këtij viti.