Inspektorati i Tregut në aksion për ‘Black Friday’: Mashtruesit do të dënohen

Me rastin e ofertave dhe zbritjeve për të ashtuquajturën ‘Black Friday’, Inspektorati Shtetëror i Tregut ka njoftuar se do të kryejë inspektime të të intensifikuara te të gjithë tregtarët në mbarë vendin, raporton Portalb.mk.

Siç thonë nga Inspektorati, qëllimi është të sigurohet mbrojtja e konsumatorëve nga praktikat e padrejta tregtare, si dhe përmbushja e detyrimeve ligjore nga tregtarët që ofrojnë zbritje.

“U bëjmë thirrje të gjithë tregtarëve që të sigurojnë kushte të drejta tregu dhe t’u përmbahen detyrimet ligjore”, thanë nga Inspektorati.

Ata paralajmërojnë se do të marrin masa për çdo parregullsi, mashtrim i konsumatorëve dhe veprime mashtruese.

Inspektorati Shtetëror i Tregut apelon që qytetarët t’i denoncojnë parregullsitë në numrin 191 ose në www.dpi.gov.mk.

‘Black Friday’ është dita pas Ditës së Falënderimeve (Thanksgiving) kur dyqanet ofrojnë ulje të mëdha çmimesh, duke shënuar fillimin e sezonit të blerjeve për Krishtlindje, kjo ditë shënohet në mbarë botën.