Hyreme Gurra, profesoresha dhe diplomatja që përfaqësoi interesat e shqiptarëve ndërkombëtarisht

Profesoresha Hyreme Gurra në një moshë shumë të re ngelet pa bashkëshortin me katër fëmijë të vegjël. Falë përkrahjes së familjarëve ia del që të japë kontributin e saj në shoqëri si intelektuale dhe diplomate, si një personalitet i veçantë që ishte dhe në shënjestër të “Fem – Festit” në Tiranë. Për lexuesit e Portalb.mk ndajmë jetëshkrimin me disa fotografi ekskluzive nga fotoalbumi i saj personal.

Foto, Ministri i punëve të jashtme të Kanadës John Manley
Gurra me ministrin e punëve të jashtme të Kanadës, John Manley

Dy prindër tashmë të ndjerë, më 4 tetor të vitit 1956, u menduan shumë për të gjetur një emër me të cilin do t’ia kishin kalitur ardhmërinë bijës së tyre të parë. Zgjodhën emrin Hyreme që asocon në begati, hare dhe gëzim për t’i ndjellë tek ajo.

Studimet në Gjuhë dhe Letërsi Angleze, Hyreme Gurra i filloi në Toronto të Kanadasë dhe i përfundoi në Prishtinë. Magjistraturën e kreu në Akademinë Diplomatike të Universitetit të Westminster-it në Londër të Britanisë së Madhe në drejtimin “Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare”. Studimet e doktoratës në Tiranë dhe Shkup. Punoi në arsim fillor e të mesëm prej vitit 1982 deri në 1998.  Pas vitit 1998 u emërua këshilltare e bashkisë së Tetovës për disa muaj,  më pas për të vazhduar Sekretare shtetërore në Ministri të Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ajo ngriti zërin alarmues përpara faktorëve vendimmarrës ndërkombëtarë, për të përforcuar, përkrahur dhe vënë në jetë një nismë të madhe, siç ishte arsimi shqip dhe marrja e hises në gjitha shtigjet e jetës që u ishte marr me shumë të padrejtë shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut.

Në foto Fadil Sulejmani, Hyreme Gurra Josef Dio Guardi në bashkinë e Tetovës në ditën e shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës
Në foto: Fadil Sulejmani, Hyreme Gurra Josef Dio Guardi në bashkinë e Tetovës në ditën e shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës

Bashkëshorti i Hyreme Gurrës që ishte një atdhetar i flaktë dhe njihet gjerësisht në trevat shqiptare, pësoi shumë herë me diferencime nga puna burgosje e tortura psiqike, kanosje për shfarosje etj. Atij ju konfiskuan tokat edhe pasaporta që mos të lëvizte nga vendi me qëllim që të dorëzohej dhe tu nënshtrohej presioneve. Daut Gurra u sëmur dhe ndërroi jetë në moshën 44 vjeçare dhe la pas fëmijët Besartin, Arbëreshën, Pëllumbin, Rinorin. I ati i saj, Vehbiu dhe e ëma Safija, ju bënë dritë dielli bijës  së tyre për t’i ndihmuar në rritjen e 4 fëmijëve që më i madhi ishte 11 dhe më i vogli 2 vjeç.

Në foto Fadil Sulejmani, Hyreme Gurra Josef Dio Guardi në bashkinë e Tetovës në ditën e shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës
Në foto: Fadil Sulejmani, Hyreme Gurra Josef Dio Guardi në bashkinë e Tetovës në ditën e shpalljes së themelimit të Universitetit të Tetovës

Në vitin 1994 ishte e kërkuar nga “Lidhja e Gruas Shqiptare” për të udhëhequr politikën e jashtme të kësaj organizate joqeveritare. Kjo lidhje funksionoi më shumë se një parti politike me 10 000 anëtare idealiste.  Gurra ndiqte konferencat ndërkombëtare dhe shpaloste rrethanat e femrës shqiptare dhe në vazhdimësi kërkonte përkrahje nga faktorët ndërkombëtarë për të zgjidhur çështjen e arsimit sipëror. Mori pjesë në të gjitha tubimet e qeta për të përkrahur kërkesat ditore të shqiptarëve.

Pas nisjes së punës së Universitetit Tetovës e para pati guximin të mbaj ligjërata në katedrën e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze sepse asokohe të ngrinte fjala në gojë dhe nuk dihej çka e nesërmja sjell, shkaku i situatës së tensionuar në Maqedoninë e Veriut kur shqiptarët nuk kishin shumë të drejta. Në klasat të organizuara nëpër shtëpi private i furnizoi me mjetet bazike. Refuzoi të merrte rrogën minimaliste që u dedikohej profesorëve. Një nga dekanët, i ndjeri Rami Tuda, kishte shumë admirim për te dhe një herë i tha: “Bura me mustaqe po i marrin rrogat!”

Në foto ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe
Në foto ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe

Ajo me mençuri ju përgjigj: ‘’Do vijë koha edhe për këtë profesor’’.

Hyreme Gurra thotë se “kurrë nuk kam qenë më e zellshme se sa në atë kohë. Një vullkan rinor më shtynte përpara. Mbaja punën e rregullt në gjimnazin e Tetovës, ligjëratat me studentët, aktivitete të shumta me Lidhjen e Gruas Shqiptare, ndihmoja partitë politike që ishin në hapat e parë të themelimit të tyre.”.

Foto e Hyreme Gurrës në postin e Sekretares së Shtetit e Ministrisë së
Foto e Hyreme Gurrës në postin e Sekretares së Shtetit e Ministrisë së Jashtme

Aktualisht ajo është në pension, por ka mbajtur titullin e profesoreshës së Asociuar, në departamentin e Gjuhës dhe Letërsisë Angleze në “Universitetin e Tetovës”. Gurra  u emërtua edhe senatore e senatit të Universitetit të Tetovës.

Ajo ka qenë zëvendës-ambasadore në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë në Londër; këshilltare shtetërore; nënsekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme; këshilltare e Komunës së Tetovës; mësimdhënëse e Gjuhës Angleze në gjimnazin “Kirill Pejçinoviq” Tetovë; mësimdhënëse e gjuhës angleze në Istikball-Tetovë, Liria-Zherovjan, Përparimi-Reçicë, Pallçisht, Kamjan.

Fotografi gjatë udhëtimeve zyrtare
Fotografi gjatë udhëtimeve zyrtare

Me vite të tëra ishte në mesin e njerëzve të mëdhenj që bënin ndryshime në shoqëri si dhe bashkëpunoi me diplomatë ndërkombëtarë si Anna Lind, Gordon Braun, Robin Cook, Jack Straw Mary MC Alice, John Manley dhe shumë burra shtetesh, ambasadorë, diplomatë, politikanë si the profesorë eminentë ndërkombëtarë. Si pjesë e delegacionit shtetëror por dhe partiak,  ka qenë në takime në SHBA, Bruksel, Gjenevë si dhe vende të tjera në rajon dhe më gjërë.

Pas dy vitesh në diplomaci ajo u caktua zëvendës ambasadore në Londër. Në kurriz të saj kaluan shumë sfida politike, diplomatike, shoqërore të cilat i tejkaloi me mençuri të rrallë. Ajo personalisht pati fatin të takojë tri herë mbretëreshën e Britanisë së Madhe, Elizabetën II. Periudha e viteve 2002 e deri më 2006 ishte periudha e luftës, konfliktit dhe amullisë në Maqedoninë e Veriut.

Në foto ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe
Në foto: ceremonia e dorëzimit të letrave kredenciale Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe
Fotografi gjatë udhëtimeve zyrtare
Fotografi gjatë udhëtimeve zyrtare