Hamasi liroi pengjet, Trump do të mbajë fjalim në parlamentin e Izraelit
Një grup i dytë prej 13 pengjesh izraelite është liruar nga Hamasi, sipas radios publike izraelite, raporton The Guardian.
Hamasi ka konfirmuar se kjo do të thotë që të gjithë pengjet e gjalla izraelite janë liruar.
Si përkujtesë, sipas kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, 20 pengje të gjalla duhej të dorëzoheshin këtë mëngjes, me lirimin e trupave të deri në 28 prej tyre.
Ushtria izraelite ka konfirmuar se grupi i dytë i pengjeve të gjallë izraelitë është transferuar në mënyrë të sigurt në Kryqin e Kuq.
Në një postim në X, IDF shkroi:
“Sipas informacionit të marrë nga Kryqi i Kuq tani, 13 pengje janë transferuar në duart e tyre dhe janë në rrugën e tyre për në forcat IDF dhe Shin Bet në zonën e Rripit të Gazës”.
Donald Trump ka thënë se Hamasi do të zbatojë një plan për çarmatosje, ndërsa mbërriti në parlamentin e Izraelit për të mbajtur fjalimin e tij në Knesset, sipas Reuters.
Presidenti amerikan ka lënë të kuptohet se çështja e dorëzimit të armëve nga Hamasi do të trajtohet në fazën e dytë të planit të paqes.
Hamasi duket se, të paktën publikisht, e refuzon idenë e çarmatosjes.