Grupi i punës e miratoi nevojën për ndryshime kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, tani çështja në duart e Qeverisë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të pranon nismën e grupit të punës për hapjen e ndryshimeve kushtetuese, proces i cili pritet të zhbllokon procesin eurointegrues në Maqedoninë e Veriut, transmeton Portalb.mk.

Grupi punues në seancën e sotme miratoi Propozim-iniciativën për nevojën e ndryshimeve në Kushtetutë me qëllim të ndryshimit dhe plotësimit të Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, raportoi Ministria e Drejtësisë.

Ministria sqaroi që propozimi pasi t’i dorëzohet Qeverisë, kjo e fundit duhet të përcjell çështjen në Parlament për miratimin e plotë.

Maqedonia e Veriut pas 17 vitesh me 19 korrik të vitit 2022 filloi bisedimet qasëse me BE-në me mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.

Megjithatë, negociatat nuk do të fillojnë derisa të bëhen ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë nga pala e Maqedonisë së Veriut, të cilat për votim në Kuvend kërkojnë dy të tretat e deputetëve, të cilat shumica nuk i ka, prandaj duhet mbështetje nga opozita maqedonase, e cila ka paralajmëruar se nuk do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës.

Nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese deri në nëntor të këtij viti, procesi eurointegrues i RMV-së rrezikon të bllokohet përsëri.