Grupi Bluprint u tërhoq nga hartimi i Kodit të ri Penal në RMV: Legalizohet e paligjshmja dhe keqpërdoret flamuri evropian

Grupi Bluprint, organizata civile për reforma në drejtësi, sot në një konferencë për media në Shkup njoftoi se po tërhiqen nga procesi i hartimit të Kodit të ri Penal.  Arsyeja kryesore për tërheqjen e tyre nga procesi janë ndryshimet e fundit të Kodit Penal  të propozuara nga Qeveria, të cilat u miratuan më 6 shtator të këtij viti pa mos u konsultuar fillimisht, raporton Portalb.mk.

“Arsyeja kryesore e tërheqjes sonë janë ndryshimet e Kodit Penal, caktuar më 6 shtator 2023, të cilat janë propozuar nga Qeveria e Maqedonisë të Veriut. Procedura në të cilën janë miratuar këto amendamente dhe përmbajtja e tre neneve kyçe kundër korrupsionit janë krejtësisht në kundërshtim me ligjin. Ndryshimet në tri veprat penale  janë miratuar duke anashkaluar dhe pa mos u konsultuar me grupin punues i cili punon në Kodin e ri Penal, pa konsultim adekuat me publikun, si dhe pa analizë dhe vlerësim paraprak të nevojës të ndryshimeve të Kodit Penal”, tha grupi Blueprint.

Ata gjithashtu deklaruan se kjo procedurë është keqpërdorim i ligjit evropian dhe se duke ulur dënimet e tre neneve kyçe për luftën kundër krimit të lartë dhe korrupsionit legjitimizoi mosndëshkimin  të zyrtarëve dhe funksionarëve publik. Sipas tyre, këto ndryshime në Kodin Penal e shtynë publikun që mos u besojnë institucioneve.

“Në një situatë dhe gjendje të tillë, jemi dëshmitarë të një keqpërdorimi të pacipë të të ashtuquajturit Flamuri Evropian, ligjit evropian dhe politikave penale brenda këtyre kornizave. Përpjekja e suksesshme për të ndryshuar dhe ulur dënimet e tre neneve kyçe për luftën kundër krimit të lartë dhe korrupsionit legjitimoi mosndëshkimin kronik të zyrtarëve të lartë dhe mbajtësve të funksioneve publike. Politika e re, në vend që të rikthejë besimin e qytetarëve tek organet legjislative dhe ekzekutive, ndikon edhe më shumë drejt cenimit të tij, duke i dërguar një mesazh të qartë qytetarit të thjeshtë se “paguan dy herë”, tha grupi Blueprint.

Gjithashtu, njëra prej arsyeve përse Grupi Bluprint tërhiqet nga procedura e hartimit të Kodit të ri Penal është edhe tërheqja nga grupi punues për hartimin e projekt propozimit për Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile, i cili është gjithashtu ngushtë i ndërlidhur me luftën kundër korrupsionit.

Gjithashtu, i pashmangshëm dhe i lidhur ngushtë me qëndrimin tonë për tërheqjen nga procesi për hartimin e Kodit të ri Penal është vendimi ynë për tërheqjen e fundit nga grupi punues për hartimin e projekt propozimit për Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile. Është e padiskutueshme se si Kodi Penal ashtu edhe Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile janë të lidhura thelbësisht dhe tematikisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pra, nëse synohet që përmes reduktimit të dënimeve në Kodin Penal të bëhet vjetërsimi i ndjekjes penale, dhe përmes Ligjit për konfiskimin në procedurë civile të krijohet pamja se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet, atëherë kjo është një qasje e cila në thelb dhe konceptualisht nuk është dakord.”, deklaroi grupi Bluprint.

Sipas tyre, legjitimitet i jepet të paligjshmes dhe abuzohet edhe shtrembërohet ligji, ndërsa interesat personale ngrihen mbi vlerat themelore dhe tejkalojnë interesin publik.

“Duke marrë parasysh situatën e plotë ku legjitimiteti i jepet të paligjshmit, grupi i Blueprint nuk do të marrë pjesë në procese në të cilat ligji dhe sistemi ligjor shtrembërohen dhe abuzohen, interesi personal i individëve e tejkalon interesin publik dhe të mirën shoqërore dhe politike, synimet e politikës dhe interesat  ngrihen mbi vlerat themelore”, shtohet në deklaratën e grupit Blueprint.

Kujtojmë se ndryshimet në Kodin Penal, të cilat Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi  në mënyrë eksprese pas procedurës së shkurtuar (me flamur evropian), dhe i nënshkroi presidenti Stevo Pendarovski, u botuan në “Gazetën Zyrtare” të datës 7 shtator 2023.

Ndryshimet lidhen me 38 nene të Kodit Penal, nga të cilët qeveria tha se 35 janë për përputhje me direktivat e BE. Ajo që shkaktoi një stuhi reagimesh negative në opinion është se ndryshimet përfshinin ndryshime në nenet që kanë të bëjnë me shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare (neni 353) dhe bashkim kriminal (neni 394). Me votimin, deputetët ulën dënimet e parashikuara për të dyja veprat, vendosën kufirin maksimal të dënimit dhe shfuqizuan një paragraf nga neni për shpërdorimin e pozitës dhe kompetencave zyrtare. Duke vepruar kështu, ata parashikuan vjetërsimin e mëhershëm të veprave kriminale.

Ndryshime të tilla ligjore VMRO-DPMNE-ja i kishte kërkuar në vitin 2018 në takimet e atëhershme të kryesisë së Zoran Zaevit dhe Hristijan Mickoskit, me qëllim të vjetërsimit të veprave të ish-funksionarëve të akuzuar nga Qeveria e Nikolla Gruevskit.