Google One arriti 100 milionë përdorues

CEO i Google Sundar Pichai njoftoi ditën e Premte se kompania kishte 100 milionë abonentë në Google One, shërbimin i cili ofron hapësirë online për Gmail, Drive dhe Photos, raporton PCW.

Ky objektiv u arrit pas përpjekjeve të vazhdueshme të kompanisë për të larguar njerëzit nga planet me pagesë siç ishte heqja e hapësirës pa limit për fotot në Google Drive.

Shërbimi tjetër YouTube Premium të Google ju deshën 9 vite për të arritur 100 milionë abonentë, një rritje që u përshpejtua sidomos pas heqjes së reklamave apo ofrimi i opsioneve të muzikës dhe videove të cilësisë të lartë.

Kompania tha se ishte afër objektivit prej 100 milionë abonent muajin e kaluar. Gjithashtu me planin e fundit AI të Google One, që përfshin modelin më të avancuar AI të Gemini, do të jetë një incentivë shtesë për përdoruesit e rinj.