Google ndau 10 milionë dollarë hulumtuesve të sigurisë në 2023

Google tha se ka dhënë 10 miliardë dollarë në 2023 për ekspertët e sigurisë të cilët kanë gjetur probleme sigurie në produktet dhe shërbimet e saj, raporton PCW. Ky shpërblim ka shkuar për 632 hulumtues sigurie nga 68 vende të ndryshme të botës ndërsa shpërblimi më i madh për individ ka arritur deri në 113,337 dollarë.

Hulumtuesit të cilët gjetën probleme madhore sigurie në Android përfituan 3.4 milionë dollarë shpërblim nga Google në 2023.

Ata që zbuluan probleme sigurie në Chrome përfituan 2.1 milionë dollarë shpërblime. Një individ zbuloi një problem sigurie në motorin V8 të Javascript dhe përfitoi 30 mijë dollarë.

Gjatë një evenimenti hakimi, ESCAL8, mbajtur në 2023 dedikuar problemeve të sigurisë në WearOS dhe Android Auto përfundoi me 70 mijë dollarë shpërblime për hulumtuesit të cilët zbuluan 20 probleme kritike.

Shifra prej 10 milionë dollarë që Google ju pagoi hulumtuesve në 2023 ishte më e ulët sesa në 2022 kur pagoi 12 milionë dollarë.