Gjykata e Apelit në Shkup me kryetar dhe anëtarë të ri

Këshilli gjyqësor sot ka zgjedhur Ivan Xholevin, kryetar të Gjykatës Themelore Penale të Shkupit si gjyqtar të Gjykatës së Apelit në Shkup. Përveç Xholevit, gjykatës të rinj që do të veprojnë në fushën penale të Apelit janë edhe gjyqtarët Marija Kletniçka Markovska dhe Olja Ristova nga Gjykata Penale dhe Betim Jahja nga Gjykata Themelore në Tetovë, raporton MIA.

Në vazhdimin e seancës, Këshilli zgjedh edhe gjashtë gjykatës të rinj nga fusha civile për Gjykatën e Apelit të Shkupit. Elizabeta Nastov, Sofia Milenkova, Cvetanka Siljanovska Kostadinovska, Keti Germanova, Bllagica Gjoshevska dhe Artan Limani janë gjykatësit e rinj të cilët Këshilli gjyqësor i ka zgjedhur sot në fushën civile të Gjykatës së Apelit Shkup.

Gjyqtari Haxhi Tariq është zgjedhur në pozitën e kryetarit të Gjykatës Themelore të Krushevës.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor sot ka zgjedhur gjyqtarin suprem Afrim Fidani për kryetar të Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Për Fidanin ka pasur 8 vota pro dhe 5 kundër. Kryetarja e mëparshme e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, ishte gjithashtu kandidate, por mori vetëm dy vota.

Kujtojmë se më 30 prill anëtarët e Këshillit Gjyqësor zgjodhën Zoran Dimitrievskin dhe Tatjana Dukovskën për gjyqtarë penalë të Gjykatës Supreme. Dimitirevski dhe Dukovska janë gjyqtarë nga Gjykata e Apelit – Shkup. Në seancë, u zgjodh edhe Maja Markova për gjyqtare civile të Gjykatës Supreme, por nuk u zgjodhën kandidatët Jetmir Ajdini Boshnjakov, Natasha Savoska Dimitrovska nga Gjykata e Apelit e Shkupit dhe Rafiz Idrizi nga Gjykata e Apelit e Gostivarit.