Gjobë prej 20.000 eurosh për hedhjen e mbeturinave të ndërtimit në Novo Lisiçe
Gjobë prej 20,000 eurosh i është shqiptuar kompanisë, kamioni i së cilës po hidhte ilegalisht mbeturina ndërtimi në lokacionin “Kupishta”, transmeton Portalb.mk.
“Gjatë një inspektimi të jashtëzakonshëm në Lisiçe të Poshtme në lokacionin e quajtur “Kupishta”, është gjetur një kamion duke hedhur ilegalisht mbeturina ndërtimi, në kundërshtim me Ligjin për Menaxhimin e Mbeturinave”, informon Komuna e Aerodromit.
“Inspektorati komunal ka lëshuar një urdhër pagese për kundërvajtje për personin juridik, në përputhje me nenin 130 të Ligjit. Gjobë prej 20,000 eurosh në ekuivalent denarë është shqiptuar për kundërvajtjen e kryer”, thekson komuna.
Komuna u bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe kompanive që të trajtojnë mbeturinat me ndërgjegje dhe të respektojnë rregulloret ligjore. Do të pasojnë sanksione për çdo sjellje neglizhente.
Një video e një kamioni që shkarkon mbeturina në Novi Lisiçe u publikua nga kryetari i komunës së Aerodromit, Dejan Mitevski.