Gjoba, rrahje, dyshime për vrasje, u liruan anëtarët e bandës së rrezikshme shqiptare

Mediat greke kanë publikuar këtë të martë vendimin e gjykatës greke për lirimin e dy anëtarëve të grupit kriminal greko-shqiptar, të quajtur “Lions”. Dy anëtarët e këtij grupi janë akuzuar në Greqi për disa krime të rënda, përfshirë vrasje, raporton EN. Bledi Alushi, 19 vjeç nga Fieri dhe Nektarios Karkalios, 24 vjeç nga Greqia, u arrestuan më 8 shkurt për disa ngjarje kriminale përfshirë atë për tentativë vrasje. Për Alushin u ngritën akuzat “grup kriminal”, “vrasjë e mbetur në tentativë në bashkëpunim dhe veçmas”, “armëmbajte pa leje e përdorim arme” dhe “përvetësim pasurie në bashkëpunim”, ndërsa ndaj Karakalios u ngrit akuza e “vrasjes së mbetur në tentativë”. Gjatë kontrolleve atyre i’u sekuestruan edhe 2 pistoleta e municon si dhe një sasi kartmonedhash euro.

Por pavarësisht akuzave të rënda gjykata në Greqi i ka liruar të dy nën masën “detyrim paraqitje”.

Nektarios Karakalios ka qenë më parë i arrestuar si i dyshuar për përfshirje në vrasjen e Pëllumb Islamit nga Delvina, por ishte liruar sërish nga gjykata. Madje dhe pas lirimit, ai u arrestua sërish në dhjetor 2023 me armë pa leje, por sërish i shpëtoi dënimit.

Avokati i tyre, Janis Glykas, tha për “Zougla”: “Kjo është një dosje në të cilën autoritetet policore u përpoqën të bashkonin prova të shpërndara inkriminuese dhe për çështje të tjera me qëlim të bënin përgjegjës klientët emi. Hetimet nisën nga akuza e tentativës së vrasjes ndaj gruas së një prej të pandehurve, e cila më pas tentoi ta inkriminonte. Pas kërkimit të faljes së tyre, klientët bindën gjykatën për mospërfshirjen e tyre në akuzat e ngarkuara dhe u liruan”.

Banda akuzohet për rrahjen brutale të Spartak Latos, i cili ndodhej së bashku me Dimitrios Latos, Maria Latos, Kristina Tsakiri dhe një fëmijë 1 vjeç.

Latos u ndalua në rrugën “Lenorman” dhe një grup prej 7 personash ndaluan mjetin dhe zbritën drejtuesin të cilët e rrahën me sende të forta.

Pjesëmarrës në rrahje është evidentuar nga kamerat dhe 19-vjeçari me origjinë nga Shqipëria.

I riu operonte së bashku me shokun e tij grek, 24-vjeçarin grek Nektarios Karakalios, i cili po ashtu është një element kriminal i bandës “LIONS”.

Karakalios u arrestua së bashku me 19-vjeçarin gjatë kontrolleve që policia greke organizoi në disa shtëpi që shërbenin si baza kriminale të bandës.

Gjithashtu Karakalios dhe 19-vjeçari shqiptar kanë tentuar vrasjen e Kristos P. Loukas, i cili u plagos rëndë.

Bledi Alushi dhe Nektarios Karakalios dyshohet se janë personat që kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të Bar Restaurant VENUS” në pronësi të Pëllumb Hasanit nga Babica e Vlorës, në rrugët “Paraskevopoulou” dhe “Giannari” në Patisia. Ngjarje kjo e ndodhur më datë  09.01.2024.