Gjatë fundjavës në RMV priten shira të rrëmbyeshëm, rënie e temperaturave, por edhe reshje bore në male

Nën ndikimin e aktivitetit ciklonik me qendër mbi detin Jon, gjatë fundjavës (e shtunë dhe e diel, 24/25 maj) në Maqedoni do të kemi reshje të reja shiu që do të jenë të dendura dhe të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me stuhi lokale dhe herë pas here erëra të forta nga veriu, veçanërisht të dielën (25 maj), transmeton Portalb.mk.

Lokalisht, do të ketë kushte për stuhi, e më pas me shira të rrëmbyeshëm në një kohë të shkurtër, erëra të forta (mbi 60 km/orë), rrufe dhe kushte për breshër, shkruan Meteoalarm në parashikimin e fundit të motit.

Në Shkup dhe përreth, do të kemi reshje më të dendura shiu gjatë fundjavës, të shoqëruara me erëra të forta herë pas here nga veriu.

Përndryshe, gjatë fundjavës, nga veriu do të zbresë edhe ajër dukshëm më i ftohtë, gjë që përsëri do të ulë ndjeshëm temperaturat e ajrit, dhe ato do të jenë dukshëm nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Për shkak të rënies së temperaturave të ajrit, në malet e larta (mbi 1700/1800 metra mbi nivelin e detit) dhe veçanërisht në rajonet perëndimore dhe veriperëndimore, do të ketë përsëri kushte për reshje të reja bore.