Gjatë ditës së sotme priten temperatura më të ulëta dhe reshje të rrëmbyeshme

Moti, ditën e sotme në Maqedoninë e Veriut, do të jetë pjesërisht me vranësira dhe me periudha diellore, me zhvillim lokal të mjegullave të paqëndrueshme të ndjekura nga reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima afatshkurtra. Ndërsa, nëpërmes Luginës së Vardarit do të fryjë erë e fortë nga drejtimi verior, njofton Drejtoria për Punë Hidrometerologjike, transmeton Portalb.mk.

Temperatura minimale  do të jetë në intervalin prej 14 deri në 20 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 28 deri në 35 gradë, ndërsa rrezet ultravjollcë (UV) do të jenë 8.

Shkup do të jetë mesatarisht me vranësira dhe erë të fortë veriore. Temperatura minimale do të zbresë në 20 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë në 32 gradë.

Nga e marta, moti do të ketë një periudhë të qëndrueshme me erë jugore dhe me rritje të temperaturave.