Bullgaria ktheu 19 tonë mollë nga Maqedonia për shkak të nivelit të lartë të pesticideve

Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore (BABH) ka ndaluar hyrjen e një dërgese me mollë nga Maqedonia, pasi analizat laboratorike kanë konfirmuar praninë e mbetjeve të pesticideve mbi kufijtë maksimalë të lejuar, transmeton Portalb.mk.

Sipas njoftimit të BABH-së, dërgesa peshonte rreth 19,3 tonë. Për shkak të tejkalimit të standardeve të sigurisë, është marrë vendim që e gjithë sasia të kthehet në vendin e origjinës.

Nga agjencia bullgare theksojnë se dërgesa është zbuluar gjatë kontrolleve të rregullta dhe të intensifikuara inspektuese, të cilat institucioni i kryen ndaj të gjitha produkteve të freskëta të frutave dhe perimeve të importuara.