Gjashtë skiatorë në Kodrën e Diellit humbën për shkak të mjegullës së dendur, kërkuan ndihmë nga QMK
Qendra për Menaxhim me Kriza sot mori njoftim se gjashtë persona kanë humbur në Kodër të Diellit ku për shkak të mjegullës nuk nuk kanë mundur ta gjejnë rrugën dhe kanë kërkuar ndihmë. Personat u gjetën nga autoritetet, transmeton Portalb.mk.
Qytatarët hipën me ski-liftin deri në pistat e skive dhe kur u përpoqën të zbrisnin ra mjegull shumë e dendur dhe për shkak se bora ishte e re dhe nuk kishte asnjë shteg të shkelur nga skiatorët e tjerë ata nuk mundën të orientoheshin në drejtimin e zbritjes.
Kështu skiatorët thirrën për ndihmë në numrin 112.
Nga QMK menjërherë njoftuan Sektorin për Punë të Brendshme Tetovë dhe shefin e Qendrës rajonale për Menaxhim me Kriza Tetovë.
Ndërkohë, personi i punësuar në skilift ka gjetur pesë nga personat e humbur, ndërsa më vonë në orën 16:15 ka gjetur të humburin e gjashtë.