Gaza, më shumë se 50 për qind e njësive të banimit janë dëmtuar nga bombardimet izraelite

Bombardimet izraelitë në Gaza kanë shkaktuar dëme në më shumë se 50 për qind e njësive të banimit në të gjithë Gazën, transmeton Anadolu.

Zyra për media e qeverisë me bazë në Gaza njoftoi se rreth 40 mijë njësi banimi në enklavën e rrethuar u shkatërruan plotësisht nga ushtria izraelite.

Po ashtu u theksua se rreth 32 mijë tonë eksploziv u hodhën në Gaza që nga fillimi i sulmit izraelit në Gaza më 7 tetor.

Zyra e qeverisë tha se humbjet e vlerësuara paraprake në sektorin e strehimit dhe infrastrukturës janë nga 2 miliardë dollarë secila.

Izraeli ka nisur sulme të pamëshirshme ajrore dhe tokësore në Rripin e Gazës që nga ofensiva ndërkufitare nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor.

Mbi 10.500 palestinezë, përfshirë 4.324 fëmijë dhe 2.823 gra, janë vrarë që atëherë. Ndërkohë, sipas shifrave zyrtare, numri i të vdekurve izraelitë është gati 1.600.