Janë shqiptuar 177 sanksione, 37 për vozitje të shpejtë në Shkup

Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar 177 sanksione për shkelje në komuniacion, prej të cilave 37 për vozitje të shpejtë dhe 17 për vozitje pa patentë shoferi, njofton Portalb.

Ministria e Punëve të Brendshme sot informoi se janë shqiptuar edhe nëntë masa për përdorim të celularit gjatë vozitjes, pesë sanksione për mospërdorim të rripit të sigurimit, pesë masa për automjete me probleme teknike dhe katër sanksione për kundërvajtje që i kanë bërë shoferët e motoçikletave.