Flakët përfshijnë një restorant në Shkup, zjarri shuhet nga zjarrfikësit

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njoftojnë se zjarri është shuar, ndërsa në intervenim kanë marrë pjesë zjarrfikësit nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit, shkruan Portalb.mk.

Një zjarr ka shpërthyer paraditen e sotme në një objekt hotelierik në Qendrën Tregtare “Leptokaria”, në komunën e Karposhit në Shkup.

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza informojnë se zjarri tashmë është shuar dhe se në intervenim kanë marrë pjesë tre zjarrfikës me një automjet zjarrfikës nga Brigada e Zjarrfikësve të Shkupit. Zjarri ka rënë në objektin hotelierik “Gyro House”, ku është përfshirë nga flakët skara e lokalit.

Këshilltarja në Këshillin e Komunës së Karposhit nga iniciativa qytetare “Të Pavarurit për Karposhin”, Tatjana Stojanovska, publikoi pamje nga objekti i përfshirë nga zjarri dhe nga tymi i dendur që shihej nga bulevardi “Partizanski Odredi”.

“Përse nuk duhet të lejohen objekte me kuzhina në hapësira banimi. Këtu nuk është ai rast, por kjo fjalë për fjalë për pesë minuta përfshiu gjithçka”, shkroi Stojanovska në një postim në Facebook, duke shtuar se zjarrfikësit intervenuan shpejt.