Mundeni në mënyrë elektronike të aplikoni për dokumente personale, por për termin bëhuni gati të klikoni qindra herë
Para një viti, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke folur për digjitalizim të plotë të proceseve, njoftoi se qytetarët munden nëpërmjet rrugës elektronike të dorëzojnë kërkesa për dhënie të letërnjoftimit dhe pasaportës, në vend që të caktojnë terminë nëpërmjet telefonit, shkruan Meta.mk.
Kjo edhe ndodhi, gjegjësisht në ueb-faqen e MPB-së me të vërtetë mund të caktohet termin për nxjerrjen e letërnjoftimit, pasaportës ose patentë shoferit. Megjithatë, ka një problem – qytetarët paraprakisht duhet që të klinikojnë që derisa rastësisht nuk goditet termini i lirë.
Terminët e zënë në kalendar nuk janë të shenjëzuara, ashtu sikur edhe terminët e lira, kështu, qytetari veçanërisht nëse dëshiron të caktojë termin për dokumente personale gjatë dy muajve të ardhshëm, duhet që të përpiqet me qindra herë, ndërkaq në çdo përpjekje, vetë sistemi do të ju udhëzojë të caktoni termin nëpërmjet telefonit.
Por, edhe nëse atëherë vendosni të paraqiteni në telefon, mundësia është e madhe që të merrni përgjigje ose të njoftoheni se “abonenti nuk është i qasshëm ose është jashtë mbulimit të rrjetit”.
Kjo rritje e kërkesave për dokumente të reja, por edhe stagnimi në punën e zyrtarëve, ndodh pas vendimit që deri në shkurt të vitit 2024 të gjithë qytetarët duhet që t’i ndryshojnë dokumentet personale me emrin e ri të shtetit, Republika e Maqedonisë së Veriut.
Sistemi elektronik është bërë në atë mënyrë që qytetarët që kërkojnë termin, thuajse e kanë të pamundur ta gjejnë në mënyrë elektronike, pasi që duhet të klikojnë prej datës në datë e prej orës në orë. Në disa pjesë të ditës, ueb-faqja fare nuk punon.
Ministria Spasovski, vjet informoi se janë miratuar ndryshimet ligjore digjitalizim të plotë të proceseve me qëllim të përmirësimit të përvojës së qytetarëve gjatë nxjerrjes së dokumenteve personale. Por, prej atëherë, pak gjëra janë ndryshuar në lidhje me digjitalizimin, ndërkaq shumica e gjërave kanë ndryshuar në lidhje me çmimin e dokumenteve personale.
Në mars të këtij viti, letërnjoftimi prej 190 denarë është shtrenjtuar në 310 denarë. Pasaporta për personat mbi 27-vjeç nga 1.500 denarë është shtrenjtuar në 2.000 denarë, ndërkaq patenta e shoferit nga 280 denarë në 410 denarë. Për këto para, terminin e parë që mund ta merrni, më së shpejti është për dy muaj, gjegjësisht diku nga mesi i shtatorit. Kjo, gjithsesi nuk vlen nëse dëshironi të nxirrni dokument nëpërmjet procedurës së shpejtë – atëherë terminë ka, por çmimet janë shumë më të larta.
“Ne sqaruam se për 90% janë rritur çmimet e repromaterialeve dhe për atë kemi bërë rritjen e cila nuk është e madhe, duke e pasur parasysh se kemi konstatuar dy lloje të çmimeve. Ata që i zëvendësojnë pasaportat në pesë vjet, domethënë deri në 27 vjet, kanë çmim të njëjtë të shërbimit, ndërkaq për të tjerët që i zëvendësojnë në 10 vjet, çmimi është rritur për pak, që të mundemi praktikisht t’i realizojmë ato funksione”, tha Spasovski në maj të këtij viti.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme, për Meta.mk nuk u përgjigjën nëse planifikojnë ndonjë reformë në lidhje me shërbimet digjitale për qytetarët, në pjesën e caktimit të terminëve për dokumente personale.