Sot zhvillohet procesi gjyqësor kundër Zhan Mitrevit, pritet të pranojë ose mohojë fajin

Në Gjykatës Themelore Penale sot zhvillohet procesi gjyqësor kundër Zhan Mitrevit. Në seancën e sotme duhet të jepen fjalë hyrëse dhe të akuzuarit Mitrev t’i thuhet nëse ndihet fajtor, transmeton Portalb.mk.

Në seancën e kaluar, e cila u mbajt më 5 prill, para gjykatës ishin mbledhur disa nga të dëmtuarit, familje të pacientëve të vdekur.

Më pas seanca u shty me arsyetimin se mbrojtja nuk ka kontrolluar provat.

Menjëherë para fillimit të gjykimit, Zhan Mitrev angazhoi avokatin e ri, Nikolla Dodevski, i cili kërkoi shqyrtimin e provave, të cilat iu dhanë në seancën e parë të caktuar, por ai nuk e bëri kontrollin deri më 5 prill për shkak se rasti është në Apel ku ka një procedurë ankimimi në lidhje me ngrirjen e pronës.

Akuza ndaj Mitrevit i referohet fshehjes së fakteve kyçe rreth hemofiltrimit – metodë e cila u paraqit si alternativë për trajtimin e pacientëve me Covid, edhe pse nuk i ishte e lejuar ta bënte këtë.

Kujtojmë që muajin në janarë të këtij viti, Prokuroria Themelore Publike ngriti aktakuzë kundër kardiokirurgut Zhan Mitrev si person fizik, si dhe kundër personit juridik Spitali privat “Zhan Mitrev”. Sipas aktakuzës bëhet fjalë për veprën penale “mashtrim”, për të cilën është paraparë dënim me burg prej 1 deri në 10 vjet.

Sipas sqarimit të prokurorisë, janë fshehur faktet kyçe dhe në këtë mënyrë është krijuar mashtrim tek pacientët, të cilët janë trajtuar në spital. Qëllimi i prokurorisë është të dëshmojë se të akuzuarit në rastin e Zhan Mitrevit kanë dashur t’i mashtrojnë për përfitime ligjore.

Përndryshe, Zhan Mitrev ngriti padi kundër IRL-së pas publikimit të storjes “Gjak i pistë” pasi sipas tij ishin lajme të rreme. Hulumtimi i gazetarëve të IRL-së tregon se spitali privat i cili ka pranuar më së shumti pacientë gjatë pandemisë së kovid-19 dhe në të cilën mjekimi ka kushtuar dhjetëra mijëra euro, e ka zbatuar metodën e hemofiltrimit (pastrimit të gjakut) e cila praktikisht ka qenë studim klinik. Në kundërshtim me ligjin, studimet klinike nuk janë paraqitur dhe miratuar nga MALMED. Ndërkaq më pas, Zhan Mitrev paralajmëroi se do të tërheqë padinë kundër Laboratorit të Raportimit Investigativ (IRL).