Festimet për Ditën e Flamurit në Kumanovë, policia arrestoi 3 adoleshentë

Më 28.11.2025 në Kumanovë, gjatë festimeve me rastin e Ditës së Flamurit Shqiptar, rreth orës 21:45, zyrtarë policorë nga SPB Kumanovë kanë privuar nga liria A.S. (18) nga Kumanova, nën dyshimin se ka kryer vepër penale sipas nenit 319 të Kodit Penal, “shkaktim të urrejtjes, përçarjes dhe jotolerancës nacionale, racore dhe fetare”, raporton Portalb.mk.  

Nga MPB njoftojnë se, pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës. 

“Po ashtu, rreth orës 22:50 janë shoqëruar në polici edhe dy persona të mitur. Njëri ka refuzuar të identifikohet dhe ka qenë me maskë (fantomkë), ndërsa te i mituri tjetër është gjetur një mjet i fortë. Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me zbatimin profesional dhe jodiskriminues të ligjit, me qëllim ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike për të gjithë qytetarët”, thuhet në njoftimin e policisë në lidhje me incidentin.