Federata vendosi të ndryshon kalendarin e ndeshjeve për Struga Trim&Lum për shkak ndeshjeve në Europa Conference League

Ekipi Struga Trim&Lum ndeshjen e javës së dytë do ta zhvillon më 30 gusht nga ora 16:00, ndeshje e cila ishte dashur të luhej këtë javë, transmeton Portalb.mk.

“Komisioni për gara pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë bëri ndryshime në orarin Ligës së Parë për ndeshjet e xhiros së dytë, të tretë dhe të katërt për ndeshjet e Struga Trim Lum”, raportoi Federata e Futbollit të Maqedonisë (FFM).

Kampionët aktual të Maqedonisë së Veriut, Struga Trim&Lum, ndeshjen e javës së tretë do ta luajnë më 21 gusht kundër BRERA, ndërsa javën e katërt kundër VOSKA Sport më 27 shtator.

Javën e kaluar ka filluar sezoni 2023/24 në Ligën e Parë në Maqedoninë e Veriut, ku ekipi strugan duhet të mbron titullin kampion, titull që e ka fituar për herë të parë në sezonin e kaluar, 2022/23. Ata në sezonin e kaluar ishin edhe finalist të Kupës, ku humbën përmes penaltive nga Makedonija Gj.P.

Në këtë kampionat, si debutues janë dy ekipe shqiptare, Voska Sport dhe Gostivari, ekipe që i bashkohen Shkupit dhe Shkëndijës. Kampionati pritet të përmbyllet më 19 maj, kur pritet të luhet Java XXXIII-të.

Ndryshe, Struga nesër do të fillon me fazën e tretë në kualifikimet për në Europa Conference League. Në këtë fazë do të ketë përballë Swift Hesperang, përball të cilit do të luan më 10 gusht dhe 17 gusht. Pas kualifikimit në fazën e tretë, në sfidën e fundit do të përballet me ekipin më të mirë ndërmjet Zrinjski dhe Breidablik.