“E mrekullueshme”, gazeta franceze shkruan për Shqipërinë ku shkuan 60 mijë turistë francez

Një tjetër media prestigjioze ka shkruar për Shqipërinë turistike. Gazeta e njohur franceze “L’Est republicain” e cilëson tokën e “shqiponjave” si të mrekullueshme, raporton ABC.

Shkrimin e ka publikuar në rrjetin social “facebook” është kryeministri Rama i cili shkruan se mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur vendin tonë nga janari dei në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

“Shqipëria është e mrekullueshme”, shkruan gazeta e njohur franceze “L’Est républicain”, aty ku ndjenja e mirëseardhjes ndriçon buzëqeshjet e njerëzve, në guidën e plotë nga Alpet e veriut dhe Shkodra, për të shkuar nga Tirana në Gjirokastër, në Butrint e në bregdet, në një shëtitje unike ku brenda një kohe të shkurtër gjen gjithçka për të kaluar pushime fantastike. Mbi 60 mijë vizitorë francezë kanë zgjedhur Shqipërinë nga janari deri në korrik të këtij viti, plot 56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar”, shkruan Rama.