Faturat e ujit në Shkup do mund të paguhen edhe përmes aparateve

Ndërmarrja publike “Ujësjellës dhe Kanalizim” në Shkup ka instaluar pajisje – aparate për pagesën e faturave të ujit në pesë lokacione në qytet, transmeton Portalb.mk.

Nga ndërmarrja thonë se shërbimeve të digjitalizuara, kanë vendosur edhe pajisjet – aparatet për pagesën e faturave në : Drejtorinë e NP “Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup”, Njësia e Kujdesit për shfrytëzuesit e NP “Higjiena Komunale”, GTC në katin përdhes, qendrat tregtare Capitol Mall dhe në City Mall.

“Përdoruesit e shërbimeve të ndërmarrjes në këtë lloj pajisjeje kanë mundësinë të rishikojnë llogaritë e tyre dhe të kryejnë pagesa duke përdorur kartat “master” dhe “visa” nga të gjitha bankat pa provizion”, informuan nga ndërmarrja.

Nga atje shtuan se përdoruesit mund të kenë qasje edhe në shërbimet elektronike të NP “Ujësjellës Kanalizime” – Shkup përmes aplikacionit celular të disponueshëm për Android dhe iOS.