Fakulteti Filozofik u zmbraps nga rritja e shpenzimeve për studentët, njoftoi Kuvendi Studentor Universitar
Fakulteti Filozofik i tërhoqi shpenzimet e sapondryshuara për “resurse onlajn” dhe “resurse materiale”, shpenzime që studentët e këtij fakulteti duhej t’i paguanin gjatë semestrit dimëror, transmeton Meta, përcjell Portalb.mk.
Kuvendi Studentor Universitar në Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” njoftoi që ky vendim erdhi në koordinim me dekanin e këtij fakulteti.
Sipas Kuvendit, në vend të 5 600 denarëve sa ishte planifikuar më herët, studentët tani do të paguajnë 2 800 denarë në nivel vjetor si shpenzime shtesë, përveç participimit.
“Fakulteti Filozofik nuk do të ngarkojë pagesa shtesë që deri më tani janë paguar nga ana e studentëve të ciklit të parë dhe të dytë për provimet për semestër, për kuvendin studentor të fakultetit për semestër, për paraqitjen e provimit të diplomës dhe për doracak. Gjithashtu nuk do të paguhet për vërtetimin e vonuar të semestrit, si dhe për vërtetimin e semestrit pa nënshkrim, tarifa që në periudhën e kaluar i ka paguar një numër i madh i studentëve”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.
Në njoftim theksohet që Fakulteti Filozofik nuk do të ngarkojë studentet të paguajnë për kushte të caktuara, siç ishin më pare, dhënia e provimit për studentët e ciklit të parë (300 denarë për semestër), paraqitja e provimit të diplomës (500 denarë), vërtetimi i semestrit pas afatit (1000 denarë), vërtetimi i semestrit pa nënshkrime të marra nga profesori (500 denarë) dhe të tjera.
Ndryshe, Kuvend studentor universitar në Universitetin “Kirili dhe Metodi” më 17 shtator vlerësoi që pjesa më e madhe e këtyre kostove financiare nuk duhet të transferohen tek studentët, por duhet të mbulohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH), Ministria e Financave, si dhe fonde të tjera shtetërore.
Nga KSU UKM propozojnë uljen e kostove të reja të vendosura për burimet online dhe materiale dhe gjetjen e mënyrave alternative të financimit, më pas një Fond për studentët e kategorive vulnerabël që do t’u mundësonte këtyre studentëve të përjashtohen nga kostot shtesë, si dhe një bazë të dhënash elektronike të tekste dhe shkrime, përmirësimi i kushteve infrastrukturore dhe higjienike e të tjera.