ETF-të Bitcoin gjeneruan 4.6 miliardë dollarë volum tregtar në ditën e parë të tregtimit

4.6 miliardë dollarë ETF bitcoin u treguan ditën e Enjte në bursat Amerikane sipas të dhënave ë LSEG ndërsa investitorët nxituan të përfitonin nga aprovimi i tyre nga autoritetet rregullatorë Amerikane, raporton PCW.

11 ETF bitcoin, përfshirë BlackRock iShares Bitcoin Trust, Grayscale Bitcoin Trust dhe ARK 21Shares Bitcoin ETF, filluan të tregtoheshin ditën e Enjte duke nisur një konkurrencë të egër për pjesë tregu.

Grayscale, BlackRock dhe Fidelity dominuan volumin e tregtimit.

Drita jeshile nga Komisioni Amerikan i Bursave dhe Letrave me Vlerë për produktet në fjalë erdhi më në fund mbrëmjen e së mërkurës pas një dekade të gjatë pritjeje.

Disa ekzekutivë e quajtën bitcoin si një investim me rrezikshmëri të lartë dhe Vanguard, ofruesi më i madh i fondeve të përbashkëta, tha se nuk ka në plan të krijonte një vend për ETF bitcoin në platformën e saj për klientët.

Në të kaluarën SEC ka refuzuar disa herët një ETF bitcoin duke cituar shqetësimet në lidhje me mbrojtjen e investitorëve. Lançimi i tyre dërgoi vlerën e bitcoin në nivelin më të lartë që prej Dhjetorit 2021 ndërsa aktualisht këmbehet me 46,092 dollarë sipas CointMarketCap.

Kriptomonedha e dytë më e madhe Ether bazuar në blokchainin Ethereium këmbehet me 2,628 dollarë në momentet që shkruajmë. Investimet në ETF-të bitcoin për të ardhmen mbetet një parashikim. Analistët e Berstein thonë se mund të kapërcejë 10 miliardë dollarë në 2024 ndërsa Standard Chartered thotë se ETF-të mund të tërheqin 50 apo 100 miliardë dollarë vetëm në 2024.