Është rritur në 20.915 numri i të vrarëve nga sulmet e Izraelit në Gaza

Ministria e Shëndetësisë në Gaza tha se 241 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në 24 orët e fundit, duke e rritur numrin e të vrarëve që nga 7 tetori në 20.915, transmeton Anadollu.

Sulmet izraelite e kanë shndërruar Gazën në gërmadha, me gjysmën e banesave të territorit bregdetar të dëmtuara ose të shkatërruara dhe me pothuajse 2 milionë njerëz të zhvendosur brenda enklavës me një popullsi të dendur mes mungesës së ushqimit dhe ujit të pastër.