Mbi 200 të vdekur pas rrëzimit të avionit të Air India në Ahmedabad me destinacion Londrën

Nga 242 personat në bordin e aeroplanit të Air India mendohet vetëm një është i gjallë. Aeroplani po niste udhëtimin drejt aeroportit Gatwick me 53 shtetas britanikë, i cili u rrëzua menjëherë pas ngritjes në Indi, tha një komisioner policie. Zyrtari i policisë së Ahmedabadit, Gyanendra Singh Malik, i tha Associated Press se “disa vendas mund të kenë vdekur gjithashtu” në rrëzimin e së enjtes, raporton The Guardian.

Një video e incidentit që qarkullon në internet tregon aeroplanin e Air India, i cili mbante më shumë se 240 persona, duke fluturuar mbi një zonë banimi para se të rrëzohej, duke krijuar atë që duket të jetë një top i madh zjarri i ndjekur nga re të mëdha tymi të zi.

Imazhet e pasojave të rrëzimit treguan pjesë të aeroplanit të ngulitura në një ndërtesë banimi ndërsa zjarrfikësit vazhduan të përballonin tymin.