Është arrestuar një person nga Shkupi, e lidhi bashkëshorten e tij për një druri në pyll dhe e goditi me objekt të fortë

Nëpunësit policorë të SPB Shkup mbrëmë e kanë privuar nga liria 27-vjeçarin L.F.D. nga Shkupi, për shkak të sulmit fizik ndaj bashkëshortes së tij, transmeton Portalb.mk.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se policia ka vepruar pas një denoncimi të mëparshëm nga bashkëshortja e tij 21-vjeçare, e cila ka raportuar se sulmi kishte filluar në shtëpinë e tyre.

Më pas, i dyshuari e ka dërguar bashkëshorten në një zonë pyjore në rrethinë të Shkupit. Atje e ka lidhur për një pemë dhe ka vazhduar ta sulmojë fizikisht, duke përdorur një objekt të fortë.

Nga policia thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngrihet kallëzim përkatës.