Është arrestuar një motoçiklist 27-vjeçar, ngiste 188 km në orë në një pjesë ku kufizimi është 80
Është arrestuar një motoçiklist 27-vjeçar nga Gostivari, i cili me motoçikletë të markës “Yamaha” po ngiste me 188 kilometra në orë në një segment rrugor ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 kilometra në orë, njoftuan nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
Shkelja është regjistruar dje, në orën 16:20, në autostradën Gostivar–Tetovë, me ndihmën e një automjeti të posaçëm policor për kapjen e kundërvajtjeve në trafik.
“Drejtuesi i mjetit V.B. (27) është privuar nga liria nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të drejtimit të pakujdesshëm të automjetit motorik. Ndaj tij do të zhvillohet procedura përkatëse”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nga MPB-ja informojnë se po vazhdojnë kontrollet e shtuara në trafik me automjete speciale policore në të gjithë vendin, me qëllim zbulimin dhe sanksionimin e shoferëve të papërgjegjshëm dhe rritjen e sigurisë në komunikacion.
MPB-ja u bën apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat, pasi shpejtësia e papërshtatur me kushtet e rrugësb