Eljif Elmas u largua nga Napoli

Eljif Elmas ka nënshkruar kontratë afatgjatë deri në vitin 2028 me klubin gjerman RB Leipzig, ku ka kaluar nga Napoli, transmeton ABC.

Elmas do t’i bashkohet RB Leipzig nga 1 janar 2024.

24-vjeçari ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare e gjysmë deri në qershor 2028 dhe do të veshë fanellën me numrin 6 për RB Leipizg.

Mesfushori do të udhëtojë në kampin stërvitor në La Magna me pjesën tjetër të skuadrës më 2 janar 2024./