E propozoi Biden, Senati i SHBA refuzon David Kostelancik si ambasador në Shqipëri

Senati në SHBA nuk e ka miratuar emërimin e David Kostelancik si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, raporton EN. Mësohet se Senati i ka kërkuar Presidentit të SHBA, Joe Biden, që të miratojë një kandidat të ri për këtë pozicion.

Kujtojmë se Kostelancik u emërua ambasador i SHBA në Tiranë nga Presidenti i SHBA, Joe Biden në janar të vitit 2023.

Ai do të zëvendësonte në këtë detyrë ish-ambasadoren Yuri Kim, e cila u largua pas përfundimit të mandatit.