Shteti Islamik e mori përsipër sulmin në Iran ku u vranë mbi 100 persona

Sulmi që shkaktoi vrasjen e mbi 100 personave në Iran, është realizuar nga Shteti Islami, kështu deklaruan këta të fundit në lidhje me krizën e fundit në Lindjen e Mesme, raporton TheGuardian, përcjell Portalb.mk.

Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin në memorialin përkujtimor në Iran për katër vjetorin e vrasjes së komandantin Qassem Suleimani.

Përmes platformës së tyre në Telegram, ata kanë pranuar se janë organizator të dy shpërthimeve në këtë ceremoni.

Rreth 100 persona ishin vrarë dhe dhjetëra të tjerë u lënduan gjatë shpërthimit në qytetin Kerman, rreth 280 kilometra larg Teheranit.