E detyroi gruan të merret me prostitucion në Gostivar dhe Tetovë, filluan hetimet për gjashtë të dyshuarit

Policia e Maqedonisë së Veriut ka arrestuar dy persona, ndërsa prokurori publik ka filluar procedurat për hetimin e gjashtë të dyshuarve në lidhje me kryerjen e veprës penale “Tregti me njerëz”, raportoi Portalb.mk.

Lënda paraprakisht ishte formuar nga Prokuroria Themelore Publike në Tetovë, kur ndaj të dyshuarit të parë ishte caktuar masa e paraburgimit për dhunë në familje.

Ai dyshohet se ndaj gruas që ishte në martesë nëntëvjeçare ka kryer dhunë fizike e psikike ndaj gruas, duke e shfrytëzuar për prostitucion dhe lëndë narkotike. Ai prej shtatorit të vitit 2023 e deri në nëntor të vitit 2024 e ka ofruar gruan e tij për shërbime seksuale në Tetovë dhe Gostivar.

Prokuroria themelore publike për ndjekjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka propozuar deri të Gjykata Themelore Penale në Shkup masën e paraburgimit për katër personat, ndërsa dy të tjerët tashmë gjenden në paraburgim. Gjykatësi e ka pranuar propozimin.