Dyshohet se ka keqpërdorur 267 mijë denarë, padi për ish-drejtorin

Policia e Maqedonisë së Veriut ka ngritur padi për ish-drejtorin e Ndërmarrjes Publike Komunale “Bregallnica” në Dellçevë, nën dyshimet se ka keqpërdorur 267 mijë denarë, transmeton Portalb.mk.

“kallëzim penal ndaj S.S. (61) nga Dellçeva, ish-drejtor i Ndërmarrjes Publike Komunale “Bregallnica” – Dellçevë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”, sipas nenit 353, paragrafi 1, në lidhje me nenin 45, paragrafi 1 të Kodit Penal”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

Ai dyshohet se kundërligjshëm ka nënshkruar 92 vendime për rritjet e rrogës për 112 të punësuar në ndërmarrjen që e udhëhiqte.