Dy të vrarë gjatë të shtënave me armë në qytetin zviceran të Sionit

Dy persona u vranë dhe një u plagos gjatë të shtënave në qytetin zviceran të Sionit, tha policia, duke shtuar se i armatosuri i paidentifikuar ishte në arrati. Të shtënat ndodhën në dy lokacione të ndryshme në qytetin me 35,000 banorë, transmeton Portalb.mk.

“Nuk dihet motivi i të shtënave, por nga informacionet paraprake mësohet se sulmuesi i ka njohur viktimat e tij”, tha policia.

Zvicra ka një shkallë të lartë të posedimit të armëve. Vlerësohet se nga nëntë milionë banorë, 2.3 milionë qytetarë kanë armë zjarri.