Dy të vdekur nga erërat e fuqishme në Kroaci

Dy persona kanë vdekur nga një stuhi e fortë në Kroaci, raporton Koha.net. Siç raportojnë mediat vendase, erërat e forta dhe shiu krijuan kaos në Zagreb, duke shkaktuar edhe përmbytje.

Për shkak të stuhisë që goditi Zagrebin rreth orës 16:00, shërbimet e urgjencës kanë marrë mbi 700 thirrje, duke përfshirë disa raportime për persona të lënduar dhe vetëm zjarrfikësit kanë pasur 50 ndërhyrje, shkruan Index.hr.

“Qendra e qarkut 112 Zagreb ka vështirësi në komunikimin me shërbimet emergjente dhe komunale për shkak të numrit të madh të thirrjeve në një kohë të shkurtër (mbi 700 thirrje në 45 minuta)”, njoftoi Drejtoria e Mbrojtjes Civile në Twitter.