Dy raste të dhunës fizike midis të miturve në shkollë u denoncuan brenda një dite në Shkup
Një i mitur që mëson në një shkollë fillore në komunën e Gazi Babës është sulmuar fizikisht nga tre shokë të tij të klasës, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), transmeton Portalb.mk.
“Më 15.12.2025, në orën 11:30, në SPB Shkup, A.Xh. (37) nga Shkupi ka denoncuar se më 12.12.2025 rreth orës 12:00 para një shkolle fillore në zonën e Gazi Babës, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga tre shokë të tij të klasës. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MVI-së.
MPB raportoi edhe për një rast tjetër dhune. Më 15.12.2025, rreth orës 15:30, në SPB Shkup, I.N. (40) nga fshati Mërshevc, rajoni i Shkupit ka denoncuar se rreth orës 10:30 në shkollën fillore në fshatin Milladinovc, djali i saj i mitur ishte sulmuar fizikisht nga dy shokë të klasës të cilët kanë përdorur një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.