Dy rajone ruse përballen me ndërprerje të energjisë pas sulmeve nga Ukraina

Dy rajone ruse në kufi me Ukrainën po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike. Mësohet se rreth 20,000 banorë kanë mbetur pa energji pas sulmeve ukrainase në infrastrukturën energjetike. Guvernatori i Belgorodit, Vyacheslav Gladkov shkroi në një postim në Telegram se rrjeti i energjisë elektrike dhe i ngrohjes është dëmtuar rëndë, transmeton Euronews.

Në rajonin e Kurskut një zjarr shpërtheu në një nga objektet energjetike në fshatin Korenevo la 10 komunitete pa energji elektrike. Gjithashtu në Voronezh, një sulm me dron ukrainas gjatë natës shkaktoi probleme të përkohshme me energjinë elektrike dhe ngrohjen në qytet.

Sulmi në Voronezh nuk shkaktoi asnjë të lënduar. Ministria Ruse e Mbrojtjes njoftoi një total prej 44 dronësh ukrainas që u rrëzuan gjatë natës, përfshirë 43 mbi rajonin kufitar të Bryansk dhe një mbi rajonin e Rostovit në Rusinë jugore.

Moska i quan sulmet terroriste, ndërsa Kievi thotë se ato janë vetëmbrojtje legjitime në luftën që Rusia nisi kundër Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Të shtunën, Rusia nisi sulme masive në rrjetet e energjisë elektrike, gazit dhe hekurudhore të Ukrainës.

Sulmi shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëme të konsiderueshme në termocentralet ukrainase dhe vrau shtatë persona.