Drejtoresha e kopshtit për fëmijë akuzohet për keqpërdorimin e 2.5 milionë denarëve

Policia e Maqedonisë së Veriut akuzoi drejtoreshën e kopshtit të fëmijëve për keqpërdorimin e 2.5 milionë denarëve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.

“Pas procedurës së zbatuar për prokurim publik të rekuizitave për fëmijë dhe montimin e rekuizitave për fëmijë, edhe pse dorëzimi dhe instalimi nuk janë realizuar, ajo ka kryer pagesën operatorit ekonomik dhe ka shkaktuar dëm në Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në shumë të përgjithshme prej 2.593.601 denarë”, raportoi Policia e Maqedonisë së Veriut.

E akuzuara 39 vjeçare R.M. dyshohet se veprën penale e ka realizuar në dhjetor të vitit të kaluar, si drejtore e Kopshtit për Fëmijë në Shtip.