‘Draudacum’ nga Gostivari hapi ekspozitën “Çmimi i Nëntorit” dhe ndau çmimet për sivjet

Gostivari 28 Nëntorin e ka shënuar me shumë aktivitete të ndryshme të cilat u realizuan në shtëpinë e kulturës. Për të tetëmbëdhjetën herë me radhë shoqata ” Draudacum” ndau “Çmimin e Nëntorit ” në disa mediume, njofton Portalb.mk

Bejtulla Zaimi - ÇMIMI I NËNTORIT 2023
Bejtulla Zaimi – ÇMIMI I NËNTORIT 2023

Ekspozita e cila ka karakter mbarëkombëtar siç e potencoi dhe drejtori i shoqatës Arjan Rufati i cili tha se paraprakisht në faqen zyrtare ka qenë i hapur konkursi për këtë çmim  bashkë me kushtet që është dashur t’i plotësojnë artistët që kanë konkuruar.  Ky çmim i artit pamor në Gostivar tashmë është tradicional dhe jepet për nder të festave të nëntorit ose muajit të  lavdishëm të shqiptarëve. Shoqata e Artistëve  “Draudacum”   është në bashkëpunim të ngushtë me Qendrën për Kulturë në Gostivar ku edhe u ekspozuan veprat e 46 artistëve shqiptarë nga Maqedonia, Shqipëria e Kosova.

Drejtori në hapje përkujtoi historikun e kësaj shoqate dhe punët që kanë bërë duke uruar dhe falënderuar bashkëpunëtorët dhe ata që e mbështetën vazhdimësinë.  Ndërsa, foli edhe profesori Metin Izeti dhe profesori e kryetari artistik Xhelil Rufati  të cilët folën për rëndësinë e këtij çmimi pikërisht në këtë muaj.

Komisioni artistik në përbërje nga  profesorët e artit figirativ : Xhelil Rufati, Reshat Ameti dhe Xhezair Rexhepi vebdosën që çmimet t’i ndajnë siç vijon:

Për pikturë – Dashmir Bajrami

Për fotografi – Berlinda Amiti

Artiste e re – Syarta Lufi

                                                                                            Çmimin e Nëntorit – Bejtulla Zaimit 

Shoqata “Draudacum” ishte inicuese e themelimit të Galerisë në Gostivar , ndërsa për këtë vit organizuan Koloninë e 18 me radhë me 40 artistë pjesëmarrës nga Maqedonia e Veriut dhe shumë vende të botës.

Antarët e shoqatës janë : Alma Tairin nën , Adem Saliu , Reshat Ameti, Xhelil Rufati, Xhezair Rexhepin, Muhamed Murati, Bejtulla Zaimi dhe Berkand Hasanicaj, Melik Arsllani, Muamer Sadiku, Ismane Mehdi, Arlind Bajrami.