Doktorët përmendin tri nga arsyet për rritjen e rasteve me kancer të gjirit

Kohët e fundit janë raportuar rritje të rasteve me kancer të gjirit edhe te moshat më të reja. Doktorët kanë cekur tri arsye pse mund të ketë ndodhur kjo gjë, përfshirë edhe disa këshilla për ta ulur rrezikun. Shkencëtarët kanë vënë re që në kohën e fundit cikli menstrual po fillon në moshë shumë të hershme te vajzat e po ashtu gratë po mundohen ta shtyjnë lindjen e bebes së parë, pra kjo do të thotë së do të ndodhin më shume cikle menstruale, përmes së cilave lirohet më shumë estrogjen, gjë që potencialisht mund të përbëjë rrezik, shkruan CBSNews, transmeton Koha.net.

Doktori Jon LaPook ka thënë se një tjetër faktorë rreziku është pesha e tepërt.

“Është një enzime që quhet dhjami ‘aromatase’ i cili shndërron testosteronin në estrogjen, prandaj kjo është një tjetër arsye pse rritet sasi e estrogjenit në trup”, ka thënë doktori.

Doktoresha Rebecca Siegel ka thënë se arsyeja tjetër është konsumimi i alkoolit.

Në mënyrë që të përmirësohet gjendja dhe rastet me kancer të gjirit te moshat e reja të ulen, American Cancer Society ka bërë një studim më herët gjatë këtij viti, i cili ka pasur për qëllim t’i përfshijë 100 mijë gra me ngjyrë në SHBA, të cilat janë më të rrezikuara nga kjo sëmundje.

Raporti i fundit që u nxor nga ky studim pati disa lajme të mira.

“Përgjatë 33 vjetëve të fundit, shkalla e vdekshmërisë nga kanceri i gjirit ka rënë për 44 për qind. Kjo do të thotë se janë parandaluar më shumë së 500 mijë vdekje”, ka thënë LaPook.

American Cancer Society i inkurajon gratë që të bëjnë kontrolle të shpeshta, pasi që nëse kanceri zbulohet në fazat e hershme ka mundësi të trajtohet dhe të parandalohet vdekja.

“Gratë e sotme kanë më pak gjasë të vdesin nga kanceri gjirit, por shifrat alarmuese te diagnostikimeve mbeten”, ka thënë doktori William Dawut, i cili ka shtuar se qeveritë e vendeve të ndryshme të botës duhet të bëjnë më shumë plane në mënyre që gratë të kenë më shumë qasje në kontrolle dhe trajtime adekuate e në kohë.