Tetova bashkë kundër kancerit të gjirit, të shtunën do të mbahet “ecje ndërgjegjësuese”
Të shtunën, më 31 tetor, në Tetovë do të organizohet një ecje ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit, me qëllim promovimin e kontrolleve të rregullta, parandalimit dhe mbështetjes për gratë që përballen me këtë sëmundje, transmeton Portalb.mk.
Ecja do të nisë në orën 11:00 nga sheshi i qytetit dhe do të përfundojë te Banja e Tetovës.
Gjatë aktivitetit do të përcillen mesazhe sensibilizuese, ndërsa pjesëmarrësit do të realizojnë një fotografi të përbashkët dhe do të kenë mundësi të bashkohen për një kafe.
Aktiviteti organizohet nga Shoqata për Zhvillim Shoqëror “Për Tetovën”, e cila fton qytetarët t’i bashkohen nismës për më shumë ndërgjegjësim, solidaritet dhe mbështetje për gratë e prekura nga kanceri i gjirit.