Doganat e RMV-së konfiskuan 27.000 euro nga një qytetar i Serbisë

Më 18 korrik rreth orës 20 në pikën kufitare Bogorodicë për dalje nga shteti, te një automjet me targa të Serbisë, i drejtuar nga një shtetas serb janë gjetur 47.000 euro, deviza, për të cilat nuk ka pasur dokumente përkatëse, njofton Portalb.mk.

“Sipas Ligjit për Punë me Deviza, udhëtarit dhe bashkëshortes së tij – bashkudhëtare në automjet, u janë kthyer nga 10.000 euro (vlera që jorezidenti mundet lirisht ta nxjerrë prej shtetit), ndërkaq 27.000 eurot e tjera përkohësisht janë mbajtur”, thonë nga Dogana e RMV-së, duke shtuar se për rastin në fjalë është ngritur procedurë kundërvajtëse.