Doganat e RMV-së kanë konfiskuar fletëobligacione në vlerë prej 92 milionë dollarë

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar fletëobiglacione në vlerë prej 92 milionë dollarë në Aeroportin e Shkupit, informoi drejtori Stefan Bogoev, njofton Portalb.mk.

“Më 28 korrik, janë konfiskuar 184 fletëobligacione me vlerë nominale të secilës prej 500.000 dollarë. Fletëobligacionet janë gjetur te një udhëtar i cili ka ardhur me fluturim të rregullt nga Stambolli dhe nuk ka paraqitur mallra. Gjatë kontrollit, fletëobligacionet i janë gjetur në katër dosje, të vendosura në një torbë dore”, tha drejtori Bogoev.

Ai tha se janë kryer biseda, janë mbledhur edhe prova, por edhe konsultime me shtetet dhe institucionet ndërkombëtare, si[ janë Iterpoli dhe Selek.

“Sipas dispozitave nga Ligji i Drejtorisë Doganore, është dorëzuar padi përkatëse deri te gjykata kompetente. Gjykata ia ka konfiskuar fletëobligacionet, ndërkaq personit në fjalë i është shqiptuar gjobë. Fletëobligacionet do të dorëzohen te Agjencia për Konfiskim të Pronave”, tha Bogoev, duke treguar se është trend global keqpërdorimi i fletëobligacioneve si instrument për larje parash.