Dogana e RMV-së pengoi një çift bashkëshortor të nxjerrin jashtë shtetit 16.000 dollarë

Inspektorët e doganës nga ekipi mobil i Departamentit të Kontrollit dhe Hetimeve parandaluan tentativën e dy bashkëshortëve për të eksportuar jashtë shtetit në mënyrë të paligjshme valutë me vlerë 16 mijë dollarë, transmeton Portalb.mk.

Bashkëshortët, shtetas të Maqedonisë, gjatë daljes nga vendi në vendkalimin kufitar Bogorodicë, të pyetur nga inspektorët nëse kanë diçka për të raportuar, janë përgjigjur negativisht.

Gjatë kontrollit të detajuar të mjetit, në kasetën e përparme janë zbuluar 16 mijë dollarë. Në përputhje me Ligjin e këmbimit valutor, secilit iu kthyen 2,100 dollarë, ndërsa 11,800 dollarët e mbetur u konfiskuan përkohësisht.

Pas marrjes së deklarimeve nga pasagjerët, ndaj drejtuesit të mjetit është bërë kallëzim penal për kundërvajtje devizore.

Dogana thotë se qytetarët gjatë daljes nga shtetit lejohen të kenë valutë efektive deri në 2 mijë euro për person. Nëse shuma e valutës është më e madhe se 2 mijë euro, ato duhet të raportohen në administratën doganore duke i bashkangjitur një vërtetim nga banka e autorizuar ose këmbimore. Shuma e valutës që kalon 10 mijë euro nuk duhet të nxirret pa dokumentacion përkatës.